Moderatorja kosovare, Kaltrina Mikushnica, pak ditë më parë i dha jetë një fëmijë të shëndosh, duke i dhënë fund shtatzënisë së saj të bujshme.
Kaltrina solli në jetë vajzën e saj të dytë të cilën vendosi që ta emërojë me emrin e bukur: Mara.
E, nga dhomat e spitalit ku kreu lindjen, ajo ka bërë një urim shumë të veçantë për vajzën e porsalindur bashkë me vajzën tjetër të saj.
“Zoti ju ruajt, e paqit njëra-tjetrën gjithë jetën”, shkroi Kaltrina në fotografinë e dy vajzave të saj.
Ndryshe, Kaltrina lindjen e saj vendosi të kryej në ‘American Clinic Dr Behar Kusari’. Nga fotografitë që moderatorja po poston në rrjete sociale, kushtet e kësaj klinike duken të mahnitshme.