Problemet shëndetësore në vendin tonë vazhdojnë të prekin shumë qytetarë e një pjesë e madhe e tyre janë edhe fëmijët që kanë probleme të mëdha me shëndetin e tyre.
Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar një pacientë të vogël nga Manastirci i Ferizajt, i cili është vetëm 1 vjeç. Ai ka thënë që me anë të programit të vizitave për nënat dhe fëmijët, ai do të realizojë mijëra vizita të tilla gjatë gjithë këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.
Ai në fund ka uruar Omerin e vogël që të jetë një nga kampionët që të gjithë do të krenohemi me të. Më poshtë keni postimin e plotë të ministrit Ismaili: Omeri, 1 vjeç, nga Manastirci i Ferizajt, do të ketë fëmijëri më të shëndoshë, falë vizitave sistematike të ekipeve tona mjekësore ?⚕, nga Programi i vizitave për nëna dhe fëmijë??. Gjatë këtij viti do të realizojmë mijëra vizita të tilla, kurse Omeri uroj të bëhet një nga kampionët tanë me të cilin nesër do të krenohemi të gjithë./Gazeta Shneta/