Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e dini çfarë është shtatzënia kimike e cila përfundon në muajin e tretë

Jetë 17/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me këtë term të shtatzënisë kimike nënkuptojmë shtatzëninë që përfundon shumë herët gjatë tremujorit të parë.

Shtatzënitë kimike konfirmohen nga testimi për Hcg, hormonet që tregojnë praninë e një shtatzënie. Këto hormone zbulohen në mënyrë tipike nga një test shtatzënie përmes urinës ose gjakut.

Megjithatë, brenda disa javësh, këto nivele të Hcg, fillojnë të bien me shpejtësi, duke nënkuptuar fundin e shtatzënisë. Si rezultat i kësaj, fëmija dhe qesja amniotike nuk mund të shihen përmes ultratingullit andaj edhe ndodhë dështim apo abort spontan.

Besohet se shtatzënia kimike ndodhë kur fetusi vdes mënjëherë pas konceptimit. Kjo ndodhë para se embrioni të ketë shansin të implantohet në mitër ku edhe mund të rritet e zhvillohet.

Ashtu si problemet tjera gjatë shtatzënisë, edhe kjo shtatzëni kimike mund të jetë shumë shqetësuese për çiftet që presin fëmijë.

Sa e zakonshme është shtatzënia kimike?

Për fat të keq, ky lloj është shumë i zakonshëm, dhe mendohet rreth 50 deri 60% e shtatzënive të parakohshme përfundojnë me abort. Shumica e femrave nuk e kuptojnë mënjëherë këtë, për shkak se këto aborte ndodhin gjatë gjashtë javëve të para të shtatzënisë.

Gjatë kësaj kohe, shenjat tipike të kësaj shtatzënie nuk janë gjithnjë të dukshme, madje shumica e femrave në këtë periudhë as nuk e dinë se kanë qenë shtatzënë. Për fat të mirë, për shkak se testet e shtatzënisë po gjithnjë e më shumë të ndjeshme, tani është e mundur që gratë të zbulojnë shtatzëninë deri 3 ditë para se të kenë ciklin.

Kjo nënkupton se janë në gjendje të njohin shtatzëninë e tyre parakohe, duke e bërë të mundur edhe njohjen e shtatzënisë kimikë.

Çfarë shkakton shtatzënia kimike?

Shkaqet e shtatzënisë kimike shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar, por ekzistojnë disa shkaqe të zakonshme:

Anomali e kromozomeve: është shkaku më i zakonshëm për shtatzëni kimike, këto janë të pranishme në kohën e konceptimit dhe parandalojnë që foshnja të formohet siç duhet, si rezultat, trupi humbet fëmijën.

Anomalitë e mitrës: të tilla si prania e fibroideve në mitër, mund të ndërhyjë në implantim, duke rezultuar në shtatzëni kimike.

Mangësi hormonale: gratë me defekte të fazës luteale dhe mangësi tjera të hormoneve kanë vështirësi në mbajtjen e shtatzënisë për shkak të mungesës së hormoneve. Si rezultat, trupi përjeton një abort.

Simptomat e shtatzënisë kimike

Simptomi më i zakonshëm për detektim është përmes rritjes së nivelit të Hcg-së. simptomat tjera tipike përfshijnë:

Ndjeshmëri të gjirit

Mundim në mëngjes dhe të përziera

Lodhje

Këto simptoma fizike zhduken pas gjashtë javëve të shtatzënisë dhe fillon cikli juaj menstrual.

Cikli juaj mund të përfshijë këto simptome:

Mpiksje të vogël të gjakut

Rritje e sasisë së gjakut

Gjakderdhje më e madhe

Diagnoza e shtatzënisë kimike

Shtatzënitë kimike diagnostikohen kryesisht përmes analizave të gjakut të shtatzënisë, monitorohet niveli juaj i Hcg-së për të siguruar nëse shtatzënia juaj ecë pa probleme. Nëse vërehet ulje e papritur e nivelit të Hcg-së, atëherë kjo sinjalizon abort.

Pas testeve të Hcg-se bëhet edhe ultratingull për të parë nëse ka shenja jete brenda mitrës. Me shtatzëni kimike nuk vërehet implantim dhe nuk ka rrahje të zemrës.

Trajtimi i shtatzënisë kimike

Për shkak se vështirë mund të vërehet kjo lloj shtatzënie, shumica edhe nuk i kushtojnë rëndësi trajtimit për këtë gjendje. Në vend të kësaj, nëse vëreni shenja apo simptoma të shtatzënisë kimike, kontaktoni me mjekun tuaj për testimin e niveleve të Hcg-së. nëse këto vazhdojnë të ulen akoma, atëherë mund të keni ndërlikime të mundshme shëndetësore e deri në abort. Për këtë arsye, monitorimi i shpeshtë është mëse i nevojshëm për këtë gjendje.

Trajtimet e zakonshme përfshijnë:

Kirurgji të fibroideve

Hormonet

Aspirin për foshnja

Çfarë mund të themi për të ardhmen?

Shumica e femrave që përjetojnë një shtatzëni kimike mund të kenë një të ardhme të shëndetshme me shtatzëni tjera të lumtura. Në fakt, shanset për të përjetuar shtatzëni të shumta kimike janë mjaft të pakta.

Megjithatë, nëse keni vuajtur nga kjo gjendje për më shumë se dy a tri herë, atëherë ka gjasa të jetë problem riprodhues, andaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj apo specialistë riprodhues për të detektuar shkaqet e mundshme./femra.net/

Artikulli paraprakNë këto raste nuk duhet të bëni marrëdhënie gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A duhet të shqetësoheni nëse i posalinduri preket nga verdhëza (‘sarillëku’)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.