Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E konfirmon MSH: Inspektorati asnjëherë nuk e ka inspektuar ordinancën “Doktorat”, e mbylli pas vdekjes së 35-vjeçares

Lajme 23/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar se Inspektorati Shëndetësor nuk e ka inspektuar asnjëherë ordinancën “Doktorat” ku vdiq gruaja 35-vjeçare pas heqjes së dhëmbit. Kjo ordinancë nuk ka pasur licencë tjetër përveç shërbimit të gjinekologjisë.

Ordinanca “Doktorat” ku dyshohet se ka vdekur gruaja 35-vjeçare pas heqjes së dhëmbit, nuk është inspektuar asnjëherë nga Inspektorati Shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se kjo ordinancë ka qenë e licencuar vetëm për shërbime të gjinekologjisë. “IPSH ‘Doktorat’ është e licencuar me datën 17.06.2021, e vlefshme deri me datë 16.06.2026 si Ambulance Specialistike e Gjinekologjisë me themelues Znj. Hanife Karaxha. IPSH ‘Doktorat’ në Malishevë nuk është inspektuar më parë nga Inspektorati Shëndetësor”, ka deklaruar MSh për Gazetën Shneta.

Nga kjo ministri nuk kanë treguar se në emër të cilit specialist janë licencuar shërbimet e gjinekologjisë.

MSh kanë thënë se nga komisioni është vlerësuar se ordinanca i ka përmbushur të gjitha kushtet për licencim.

“Sipas vlerësimit të Komisionit vlerësues i përberë nga përfaqësuesi i MSh-së, përfaqësuesi komunal respektiv dhe  profesionisti shëndetësor për fushën përkatëse, është konstatuar se institucioni në fjalë i përmbush të gjitha kriteret për licencim në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

MSh ka konfirmuar se ordinanca “Doktorat” tashmë është mbyllur nga Inspektorati.

“Inspektorati Shëndetësor, me datën 22.08.2023 ka vendosur shenjën për ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë në IPSH ‘Doktorat’ në Malishevë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSh poashtu kanë konfirmuar se “Ambulanca Stomatologjike ‘FLORI’ me seli në Malishevë është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë me datë 08.06.2021 dhe posedon licencë valide deri me 07.06.2026”. Kjo ambulancë ndonëse ka licencë valide nga MSh, pronari i saj Xhavit Karaxha e ka shuar si biznes në vitin 2021.

Mjeku specializant i stomatologjisë Xhavit Karaxha dhe Hanife Karaxha janë arrestuar dje pas vdekjes së pacientes L.Sh. e cila kishte shkuar në ordinancën “Doktorat” për të hequr një dhëmbë.

Familjarët kanë deklaruar se të ndjerës pasi i ishte injektuar anestezionit i ishte ënjtur fyti dhe nuk kishte mundur të flas më. Ajo ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së, por fatkeqësisht kishte mbërritur pa shenja jete. /Gazeta Shneta/

Vdekja e gruas në Malishevë ndodhi në ordinancën e licencuar për shërbime gjinekologjike

Artikulli paraprak53-vjeçarja nga Deçani e prekur nga ethet e minjve po trajtohet në Klinikën Infektive
Artikulli i rradhës Ministri Vitia për vdekjen e 35-vjeçares: Ky rast nuk do të kaloj në heshtje

Ju sugjerojmë

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.