Një grua transgjinore është dënuar me 14 muaj burg pas një procesi gjyqësor që zgjati disa vite, për përndjekje dhe kërcënime ndaj kirurges që kreu operacionin e saj të ndryshimit të gjinisë.
Vivienne Taylor, 28 vjeçe, nga Wirral, Cheshire, pranoi në Gjykatën e Kurorës në Isleworth se kishte përndjekur për një kohë të gjatë Dr. Tina Rashid, duke ndërhyrë në jetën e saj profesionale, familjare dhe sociale, shkruan GB News, transmeton Gazeta Shneta.
Taylor i dërgonte mesazhe të vazhdueshme, paraqitej pa ftesë në spitale dhe bënte kërkesa të përsëritura për t’u takuar, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë të madhe për mjeken.
Gjykata vendosi gjithashtu një urdhër të përhershëm ndalimi, duke e ndaluar Taylor të afrohet pranë shtëpisë dhe vendit të punës së Dr. Rashid.
Mjekja deklaroi se kishte ndryshuar rutinat e saj të përditshme, përdorte alarme personale dhe aplikacione sigurie dhe ndjente ankth të vazhdueshëm, duke u shqetësuar edhe për sigurinë e fëmijëve të saj. /Gazeta Shneta/


