Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, ku një fëmijë ka lindur vetëm pak javë pasi nëna kishte kuptuar që ishte shtatëzënë, shanset që ky fëmijë të shpëtoj ishin të pakta, por një nënë nuk mund ta linte fëmijën e saj të vdiste, kështu që bëri të pamundurën që fëmija i saj të mbetej në jetë.
Ne i thamë mjekut nëse do ta provonte këtë, ai tha se do të shikonte çdo mundësi për ta shpëtuar, ndërsa sot ky fëmijë është shëndosh e mirë në moshën 3 vjeçare.
Nëna më tutje tregon për CNN se kishte dëgjuar për raste të ndryshme të lindjes në javën e 22-të, apo në javën e 23-të por asnjëherë në javën e 21, prandaj ajo ishte aq shumë e shqetësuar, transmeton Gazeta Shneta.
Rrëfimi i nënës shkon edhe më tej, dhe tregon se cfarë bëri që ajo të mundohet aq shumë për foshnjën e saj, ndërsa ajo përgjigjet se ishte një zë i brendshëm që thoshte ‘duhet ta provosh, ki besim dhe shpresë’.
Derisa nëna kujton momentet kur mban vajzën e saj të vogël e cila peshonte vetëm 425 gram, ndërsa shton se duhej të mësonim më shumë në mënyrë që të merrnin një vendim.
Në anën tjetër doktorët pranojnë se nuk kishin shumë shpresa se mund të bënin ndonjë gjë për ta shpëtuar beben, por me gjithë fjalët që i tha e ëma e fëmijës ata thonë se provuam gjithçka që ajo të shpëtonte.
‘Ne filluam që t’i jepnim oksigjen, dhe e vendosëm në një vend të ngrohtë, papritur të rrahurat e zemrës së saj filluan të ishin më të shpejta, dhe ajo ndryshoi ngjyrën e lëkurës nga e kaltër në rozë dhe brenda disa minutave ajo fillon të lëvizë’’ rrëfejnë mjekët.
Ndërsa nëna thotë se tani fëmija i saj është 3 vjeçar dhe gëzon një shëndet të plotë dhe është njëjtë si çdo moshatar i saj./Gazeta Shneta/