Gjatë ditës së djeshme, Italia ka konfirmuar rritjen më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë covid-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore italiane duke shtuar tutje se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 7 mijë raste me covid-19, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 372,799 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas tyre, shifra e fundit ka tejkaluar atë paraprake e cila ndodhi në valën e parë të pandemisë, më 21 mars, ku të paktën 6,557 raste u shënuan brenda 24 orëve.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se 43 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në Itali është më shumë se 36 mijë.
Rikujtojmë se Italia ishte një nga vendet më të goditura në Evropë gjatë valës së parë të pandemisë, ndërsa vendi po vazhdon ende të përballet me këtë situatë./GazetaShneta/