Lorik Cana mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermali”, ku si çdo herë Mamaqi ka loja të reja dhe shumë interesante.
Në njërën nga lojëra që i kishte përgatitur ai për Canën, ishte edhe ajo me nuse, ku Loriku kishte për detyrë që në mesin e 6 nuseve të gjente se cila ishte nusja e vërtetë që do të martohej verën e ardhshme me organizim të Ami Event, shkruan gazetametro.net
Detyrën që kishte Cana e gjeti në fund mirëpo me pak mundime dhe si kërkesë Loriku dëshironte që t’u shihte këmbët nuseve.
Njërës nga atyre, ish- kapitenit iu deshtë që t`i ndihmojë duke ia ngritur fustanin për t`i dalë këmba nga fustani super i gjerë.
Për më shumë shikoni videon e plotë./gazetametro.net/