Këto pamje të jashtëzakonshme tregojnë një viç të lindur me tipare të fytyrës së njeriut, që banorët e kanë cilësuar si dhuratë nga Zoti.
Viçi ka lindur në një strehë kafshësh në Indi, me sy, hundë dhe vesh të ngjashëm me ato të njeriut, dhe ka ngordhur brenda një ore pas lindjes.
Menjëherë pas përhapjes së lajmit për tiparet e viçit, banorë nga fshatrat përreth udhëtuan për në fshatin Muzaffarnagar, Uttar Pradesh ( në Veri të Indisë), me besimin që ishte një mishërim i Zotit Vishnu.
Videoja shfaq banorët duke i dhuruar kurora me lule dhe duke u falur para kafshës, që është mbajtur në një kuti xhami pasi ngordhi.
Banorët kanë vendosur të ndërtojnë një tempull në vendin ku ka lindur viçi.