Kjo nënë nuk ndjehej e sigurt që të mbetej shtatzënë, për shkak të vështirësive që po haste në jetën e saj, transmeton Gazeta Shneta.
“U rrita me dëshirën për të pasur fëmijë si çdo vajzë tjetër, derisa fillova të zhvillova depresionin e plotë klinik dhe ankthin në të 20-at, që ndërroj jetën time plotësisht. Gjetja e trajtimit të duhur dhe pranimit të saj ishte një rrugë e gjatë dhe e tmerrshme. Dhe fillova t’ia bëj pyetjen vetës – A është e sinqertë dëshira ime që të kem fëmijë?
Nuk mund ta paramendoja vetën pa fëmijë. Por e dija se çështjet e shëndetit mendor kanë një element gjenetik, dhe unë thjesht nuk mund ta filloja konceptimin me dyshime të tilla.
Disa vjet më vonë, ora ime biologjike filloi dhe kërkesa për të pasur një fëmijë ishte e fortë. Tani kisha vite terapi, dhe ilaçet përdorja rregullisht. Isha e kënaqur, marrëdhënia ime ishte në stabilitet. Kam biseduar me burrin tim dhe mjekun tim dhe kam vendosur që të mbetem shtatzënë.
Fëmija lindi shëndosh e mirë, mirëpo në moshën 5 vjeçare i ndodhi diçka e tmerrshme.
Kur ai mbushi 5 vjeç, ai u diagnostifikuar me OCD pasi filloi të hiqte floktë me grushte, duke refuzuar të qëndronte në shtratin e tij dhe duke refuzuar të shkuarit në shkollë. Shkolla na ofroi ndihmesë të madhe, por ishte e qartë se duhej të bënim më shumë.
Kërkova një referim nga mjeku i përgjithshëm për një psikolog, dhe më pas, ashtu siç më sugjëroi mua, terapia i shpëtoi çmendurinë. Ajo shpjegoi se OCD ishte e rrallë, por terapia ishte mjaftë efektive.
Pavarësisht se frika ime po realizohet, kam mësuar diçka. Nuk më vjen keq që jam gjallë, jam e lumtur. Kam ditë të këqija. Por gjithashtu kam ditë të mahnitshme.
Unë vetëm duhet të besoj se me këshillim, me mbajtjen e bisedës me të, me të qenit e hapur dhe e vetëdijshme mund t’ia ndalim së bashku me birin tim.”/Gazeta Shneta/