Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E shpërndanë si sukses: Vdes pacienti disa orë pas operacionit në Kardiokirurgji tek i cili u krye intervenimi i rrallë

Lajme 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK e ka shpërndarë një operacion si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka dal me një postim publik para 18 orësh në profilin e tij në Facebook, ku ka pretenduar se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës. Në fakt operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se pacienti (emër i njohur për redaksinë) i moshës 63-vjeçare, ka ndërruar jetë disa orë pas operacionit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Dr. Rifat Brahimaj, i cili ka thënë se është në pushim por është njoftuar për rastin.

Brahimaj ka deklaruar se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

“Jam në pushim por jam informuar për rastin. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, ka deklaruar Brahimaj.

Ai ka thënë se si drejtor do të jetë në koordinim me drejtorinë e SHSKUK-së për të marr masa për rastin.

“Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të SHSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet poashtu të bëhet një vlerësim i rastit. Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jokompetent. Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose t’ju tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa”, ka deklaruar Brahimaj.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka shkruar në Facebook se është kryer me sukses operacioni i rrallë i quajtur “David”. Me këtë operacion mundësohet që pacientit t’i ruhet valvula native aortale gjatë zëvendësimit të rrënjës së aortës në rastet kur ka diseksion akut dhe aneurizëm.

Më postimin e Kushtrim Shalës është i shoqëruar edhe emri i kardiokirurgut tjetër Endrit Shala dhe disa anëtarë të ekipit të anestezionit.

Gazeta ka kontaktuar Kushtrim Shalën, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje përmes rrjeteve sociale derisa numri kontaktues i tij nuk është i qasshëm.

Përgjigje deri në këto momente nuk kanë kthyer as nga drejtoria e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakElektrotekniku emërohet koordinator për mbikëqyrjen e punës dhe funksionimin e pajisjeve të dializës në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Rasti “David”, SHSKUK kërkon nga drejtori i Kardiokirurgjisë të marr masa

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.