Shëndetësia kosovare po vazhdon që të përballet me situata të palakmueshme. Një video e siguruar nga një person i paidentifikuar tregon pakujdesinë e punëtorëve në spitalin e Ferizajit.
Në video shihet se si në objektin e këtij spitali depërton një mi i vogël. “Keshtu lindim ne, me minjte bashke”, thotë ne videon e incizuar një grua lehone., shkruan Gazeta Shneta
Një video e tillë ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, një komentuese po moralizon higjienën e spitalit të Ferizajit, duke krahasuar me atë të QKUK dhe duke e quajtur atë në gjendje “njëqind herë më të mirë”.
Ndiqeni videon më poshtë, për më shumë detaje./Gazeta Shneta/