Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdes nga ky virus, mund ta dërgoj vogëlushin tuaj në spital

Këshilla për shtatzëna 22/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa do që të përpiqemi t’i mbajmë të shëndetshëm vogëlushët tanë ka ende shumë mundësi që ata të sëmuren duke u ftohur apo me grip gjatë vitit të parë të jetës së tyre. Ftohja e zakonshme nuk përbën ndonjë rrezik të madh pasi edhe pse nuk ka kurë për të, ka mënyra të ndryshme për t’i bërë ata të ndihen rehat. Por ndonjëherë simptomat e ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme mund të jenë “maska” për një sëmundje shumë më serioze.

Sipas “American Academy of Pediatrics” virusi respirator syncytial (VRS) është një nga shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve në rrugët e frymëmarjes tek fëmijët. Shumica e fëmijëve infektohen nga virusi gjatë vitit të parë të jetës dhe i vuajnë pasojat e sëmundjes gjatë vitit të dytë. Dr. Octavio Ramilo nga spitali i fëmijëve “Nationwide” në Ohio, thotë se në moshën 2 vjeçare 90 deri në 100% të fëmijëve kanë pasur të paktën një infeksion të shkaktuar nga VRS.

Sipas ekspertëve, VRS është shkaku kryesor se përse fëmijët përfundojnë në spital. “Centers for Diseases Control and Prevention” vlerëson se vetëm në SHBA rreth 2.1 milion fëmijë shkojnë në spital për shkak të këtij virusi. Dhe meqënëse simptomat e këtij virusi janë të njëjta me simptomat e një ftohje të zakonshme si ethet, kullimi i hundëve, kolla dhe irritimi i fytit, shumë prindër presin që gjendja të përkeqësohet përpara se të marrin masa.

Edhe përse jo të gjitha rastet kanë nevojë për kujdes spitalor disa kategori janë më të rrezikuara se të tjerët. Foshnjet nën 3 muajsh janë të rrezikuar pasi mushkritë e tyre nuk janë ende të zhvilluara mjaftueshëm. Gjithashtu rreziku është më i lartë për fëmijët e lindur prematurë apo për ata që kanë lindur me probleme në frymëmarrje ose në zemër.

Edhe pse nuk ka ende nje vaksinë për këtë virus ekspertët i sygjerojnë prindërve të kenë kujdes me higjenën e duarve, kontaktet me personat e sëmurë si dhe të pastrojnë me kujdes lodrat dhe shtëpitë e tyre. Prindërit duhet të jenë akoma më vigjilentë gjatë stinës së dimrit kur ky virus është në pikun e tij.

Artikulli paraprakE tmerrshme në Spitalin e Ferizajt: Miu sillet afër të posalindurit
Artikulli i rradhës Horoskopi, 23 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.