Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E tmerrshme: Nënës nga Vushtrria iu morr beba dhe iu shitë në Preshevë

Lajme 06/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ishte mjaftë tronditës rasti për shitjen e foshnjës një ҫifti nga Presheva. Në majin e vitit 2003 N.A me prejardhje nga Vushtrria u bë nënë. Por, ajo foshnjën e saj nuk e pa më shumë se një ditë.

Dyshohet se iu mor nga personi R.F nga Komuna e Kamenicës me të cilin ajo po bashkëjetonte. Që nga ajo kohë kjo grua më nuk dëgjoi asnjëherë për fëmijën të cilin e mbajti në bark për nëntë muaj.

Drejtësi ajo për këtë rast po kërkon mbas 16 viteve dhe po thotë se ish-partneri i saj, R.F ia ka grabitur foshnjën. Madje akuzat e saja janë më të rënda se kaq. Tregon se R.F fëmijën e tyre ia ka shitur një çifti nga Presheva.

Më gjithë këto deklarata, hetime tashmë ka nisur prokuroria e shtetit. Këta të fundit po thonë se kanë dëshmi të bazuar përmes së cilave burri i rreth të 50’tave e ka kryer krimin. Prokuroria Themelore në Gjilan po kërkon një muaj paraburgim për R.F.

Mirëpo kjo kërkesë nuk po mbështetet nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan. Kjo e fundit në seancën e mbajtur sot në gjykatën e Gjilanit, ia ka shqiptuar masën e ndalimit shtëpiak prej një muaji burrit nga Kamenica. Për këtë punë, prokurori i rastit, Agron Uka, pritet që të bëjë ankesë nesër.

Kështu i ka thënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Por si dyshohet se nisi e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

Në aktvendimin për këtë punë jepen detaje se si R.F me banim në një fshat të Kamenicës i cili është shtetas i Austrisë dhe Serbisë në vitin 2003 dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje trafikimi me njerëz si dhe veprën tjetër penale fshehja e dokumentit të identifikimit të personave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz. Vetëm për njërën nga këto dy vepra penale të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari, ai mund të dënohet deri në 5 vite ndalim. Si dhe për veprën tjetër ai mund të dënohet prej 5 deri në 12 vite ndalim.

Tutje, sipas prokurorisë, i pandehuri R.F së bashku me të pandehurën tjetër R.A kanë kryer veprën penale me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me dashtje kanë trafikuar të porsalindurin, pas lindjes nga e ëma N.A.

Por i dyshuari për këtë rast R.F po i mohon akuzat ndaj tij. Sipas avokatit të tij, Gani Rexha, klienti i tij e pohon faktin e lindjes së foshnjës, mirëpo mohon deklaratat se ia ka falur fëmijën ndokujt.

I dyshuari sipas avokatit mbrojtës, sot para gjykatës ka deklaruar se ka qenë prezent kur lehona ia kishte falur fëmijën çiftit Amidi nga Presheva.

“Ai e pohon faktin se me datë 8 maj 2003 ka qenë prezent kur gruaja ia ka fal fëmijën e saj të porsalindur një çifti bashkëshortor. Ky fëmijë sipas deklaratave të së pandehurit është jashtë martesor dhe e dëmtuara nuk ka tregu se me kënd e ka”, ka rrëfyer pala mbrojtëse.

Ndërkohë provat e prokurorisë për këtë rast flasin se fëmija i porsalindur është shënuar në emër të familjes adoptuese.

Në anën tjetër, djali i adoptuar nga prindërit shqiptar, nënshtetësia e të cilëve është serbe, tani është 15 vjeç.

Deri te marrja e informatës se rasti ka të bëjë me një trafikim erdhi nga raportimi i gruas së të dyshuarit e cila ka thënë se R.F e ka kërcënuar. Pas raportimeve të viktimës për kërcënim prokuroria dhe hetuesia kanë zbuluar se rasti ishte më i thellë dhe se bëhej fjalë për një trafikim me njerëz, më saktësisht me një të porsalindur.

Artikulli paraprakLetra e një nënë që ka fëmijë autik do t’iu bëj të mallëngjeheni
Artikulli i rradhës E bukur dhe me stil, kjo është Kaltrina që u bë nënë ditë më parë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.