Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letra e një nënë që ka fëmijë autik do t’iu bëj të mallëngjeheni

Jetë 06/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri.

Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij.

Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit:

“I dashur ‘babi’ i vendit 16C në fluturimin1850 nga Philadelphia!

E ula Kate në qendër duke e ditur shumë mirë se do të udhëtonte me një të panjohur. Duke e ditur mirë maninë e saj për të hapur dhe mbyllur perden e dritares së avionit vendosa ta ulja në një vend tjetër. Me ne ishte dhe një skuadër e plotë basketbolli, mendova se do të ulej me ta, por jo, përkundrazi të gjeta ty.

Sapo u ule, ajo filloi të fërkohej pas krahut tënd: kostumi yt i butë asaj i pëlqente, pastaj kur Kate të tha ‘Përshëndetje babi, kjo është mami im questa è la mia mamma’, ti e tërhoqe menjëherë, e bëre për vete. Edhe aty ti vazhdove lojën. Mund të ishe nevrikosur, mund ta kishe injoruar, mund të më kishe hedhur një vështrim si për të më thënë “kontrollojeni”.

Përkundrazi nuk u tërhoqe mbrapsht, sepse ndoshta mund të kuptoje, se ajo nuk po të ngatërronte me babin e saj, por po vinte në provë besimin që kishte tek ti. Nëse të quajti ‘babi’ kjo do të thotë, se ajo mendonte se ju të dy mund të shkonit mirë. Fillove të bisedosh me Kate duke e pyetur mbi çdo gjë që i përkiste breshkave Ninja, pastaj luajtët me pellushave.

Kur të zgjati Schroeder-in dhe të kërkoi të luaje të inatosurin (besomë, për të është një nder), ti luajte me të dhe nuk dukeshit fare i bezdisur.

Vazhduat të argëtoheshit së bashku, pastaj të la të pushoje pak, të paktën sa të luante me kukullat Barbie. Vë bast se edhe ti ke një vajzë. Problemet filluan pak para uljes. Kate filloi të ulërinte, nuk donte të lidhte rripin e sigurimit dhe donte të hapte derën e avionit. Edhe pse ishte e vështirë ta kontrolloje, provove t’ja tërheqësh vëmendjen me lojërat e saj dhe kjo më mbushi me emocion.

Faleminderit që na liruat rrugën tek dalja dhe që i dhatë një përqafim. Kur zbritëm nga avioni ndihej shumë mirë, nëse do ta dish. Për këtë të falënderoj! Faleminderit që nuk më le të përsëris shprehjet e zakonshme të të kërkuarit falje, që shpesh duhet ti them në publik, që kaluat kohën tuaj me Kate-in tim, duke i dhuruar fluturimin më të bukur të jetës së saj dhe që latë mënjanë leximin e gazetave, për të luajtur me të.

Kjo histori i kushtohet të gjithë atyre, që mposhtin frikën, paragjykimet e tyre për t’u qëndruar pranë pa komplekse fëmijëve autikë, qoftë edhe për pak kohë.

Artikulli paraprakKëshilla për fëmijët mbipeshë deri në 6 vjet
Artikulli i rradhës E tmerrshme: Nënës nga Vushtrria iu morr beba dhe iu shitë në Preshevë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.