“E urrej fëmijën tim, dua që ai të vdes në gjumë”

2018-06-05 në ora 18:35

Ardhja në jetë e një fëmije është  bekim, gëzim,  emocion i papërshkrueshëm dhe ndjenjë paqeje e lumturie që zor e  kuptojnë ata që nuk e kanë provuar.

Por, për një grua  amerikane e cila ka zgjedhur të ndajë situatën e saj duke përdorur një profil fals në sitin Reddit, ardhja në jetë e fëmijës së tretë është një makth i cili duket se nuk ka të mbaruar. Nëna e dëshpëruar ka treguar se gjithçka filloi kur mori vesh se ishte shtatzënë, një lajm që zbuloi fare rastësisht pasi dhe ndjeu lëvizjet e fetusit në bark.

Ajo dhe  i shoqi nuk donin më fëmijë të tretë, prandaj ky lajm i tronditit pasi gruaja gjatë kësaj merrte rregullisht kontraceptivë.

Në momentin që gruaja me pseudonimin ”#dislikemythird” zbuloi se priste fëmijë, ishte tepër vonë për të abortuar dhe u detyrua ta sillte në jetë, ndonëse gjatë shtatzënisë kishte dëshiruar që të kishte një abort spontan.

Gjatë kësaj kohe shtirej se ishte e lumtur për ardhjene  tij në jetë pasi nuk donte që të krijonte dyshime tek dy vajzat e mëdha.E hapur dhe e sinqertë në rrëfimin e saj, nëna anonime pohon se vajzat e saj janë ”fëmijët model” që ka dëshiruar gjithë jetën, kurse djali është hiperaktiv dhe i zhurmshëm.

”18 muajt e parë të jetës së tij kanë qenë një makth. Kam qarë aq shumë dhe kam urryer çdo ditës të jetës sime. Unë dhe im shoq luteshim që të vdiste në gjumë pasi vetë kështu jeta jonë do i rikthehej realitetit dhe qetësisë së zakonshme.  letE di që ai nuk e kërkoi të sillet në këtë botë dhe meriton më mirë, por nuk di si të sillem ndryshe. Ndihem fajtore për gjithë këtë, prandaj jam këtu. Nuk dua leksione nga askush, por një ndihmë që të mos ndjej kaq urrejtje ndaj tij. Ndihem vetëm.”

Prindërit e tjerë sugjeruan që ajo të gjente një terapist tjetër, pasi trajtimet e deritanishme nuk kishin funksionuar.

Sipas Shqatës Psikologjike Amerikane, 1 në 7 femra vuan nga depresioni post-partum.