Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ecjet në gjumë, frika gjatë natës dhe trembjet në mesin e fëmijëve të vegjël

Jetë 06/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Megjithëse deri në moshën dyvjeçare, shumica e fëmijëve mund të flenë rregullisht gjatë të gjithë natës në shtratin e vet, ka disa që nuk e bëjnë këtë.

Edhe fëmijë që më parë kanë fjetur mirë, mund të fillojnë të bëjnë probleme në kohën e gjumit, teksa përpiqen të formojnë identitetin e tyre, shkruan Practical Parenting përcjell Gazeta Shneta.

Po kështu, edhe një fëmijë që bën gjumë të mirë, mund të fillojë të ketë net të trazuara si rrjedhim i mësimit me oturakun ose nga ndonjë ëndërr e herëpashershme.

Frika gjatë natës thjesht mund të pasqyrojë faktin se tani fëmija e kupton botën gjithnjë e më shumë ose mund të nxitet nga ankthe të vërteta në jetën e tij si fillimi i çerdhes ose lindja e një foshnje të re.

Nëse fëmija është duke kaluar një periudhë ndryshimi që mund të jetë shqetësuese pëe të, siguria që i ofroni gjatë ditës e ndihmon shumë që të ketë besim gjatë natës.

Pa e llastuar, përpiquni të kryeni disa aktivitete argëtuese gjatë ditës si shëtitije në park dhe sigurohuni t’i jepni përqafime të shumta.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Ecjet në gjumë

Ecjet në gjumë janë shumë të zakonshme dhe shpesh trashëgohen në familje. Ashtu si trembjet gjatë natës, ecjet në gjumë ndodhin në një të tretën e parë të natës kur fëmija është në gjumë të thellë. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të kuptohet nëse ai po ecën vërtet në gjumë apo është zgjuar dhe po vjen rrotull nëpër shtëpi.

Nëse nuk jeni të sigurt shihni se çfarë po bëjnë: ata që ecin në gjumë bëjnë vetëm gjëra të thjeshta, kështu që nëse po bën një varg veprimesh komplekse ndoshta nuk është duke ecur në gjumë.

Mirëpo, nëse jeni të sigurt se fëmija juaj është në gjumë gjatë këtyre ecejakeve të natës, është e rëndësishme që të mos përpiqeni që ta zgjoni.

Në vend të kësaj, drejtojeni ngadalë drejt shtratit mbulojeni dhe i thoni shprehjen e veçantë që i thoni para gjumit, nëse keni një të tillë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSiguria në shtëpi, si ta mbroni fëmijën tuaj të vogël në hapësirat shtëpiake
Artikulli i rradhës Tetë faktet rreth krizave të inatit në mesin e fëmijëve, si manifesohet kjo gjendje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.