Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe kafeja pa kafeinë mund të përmirësojë humorin dhe shëndetin e trurit

Jetë 27/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i rregullt i kafesë madje edhe i kafesë pa kafeinë mund të ketë ndikim pozitiv në humor, stres dhe shëndetin e trurit. Studiuesit zbuluan se ndryshimet në gjendjen emocionale lidhen ngushtë me mikrobiomën e zorrëve dhe me disa metabolitë të prodhuar gjatë procesit të metabolizmit.

Hulumtimi, i realizuar nga “Qendra APC për Mikrobiomën e Irlandës në Universitetin College Cork”, dhe i publikuar në revistën “Nature Communications”, thekson se kafeja nuk ndikon vetëm në energji, por edhe në boshtin zorrë-tru, një sistem komunikimi i dyanshëm mes sistemit tretës dhe trurit.

Sipas studiuesit John Cryan, kafeja është “më shumë se kafeinë”, pasi ajo ndërvepron me bakteret e zorrëve, metabolizmin dhe gjendjen emocionale. Mikrobioma e zorrëve përbëhet nga triliona mikroorganizma që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në studim morën pjesë 62 persona, të ndarë në konsumues të rregullt të kafesë dhe jo-konsumues. Konsumuesit zakonisht pinin 3 deri në 5 filxhanë në ditë. Studiuesit analizuan humorin, stresin, funksionin kognitiv, gjumin dhe mostrat e jashtëqitjes dhe urinës për të vlerësuar mikrobiomën dhe metabolitët.

Më pas, pjesëmarrësit ndaluan konsumimin e kafesë për 14 ditë dhe më pas u ndanë në dy grupe: njëri konsumoi kafe me kafeinë, tjetri kafe pa kafeinë për 21 ditë.

Rezultatet treguan se rikthimi i kafesë, qoftë me apo pa kafeinë, lidhej me përmirësim të humorit dhe ulje të stresit, depresionit dhe impulsivitetit. Kafeja me kafeinë u lidh gjithashtu me rritje të përqendrimit, vigjilencës dhe ulje të presionit të gjakut. Ndërsa kafeja pa kafeinë tregoi përfitime në kujtesë, të mësuar, aktivitet fizik dhe cilësinë e gjumit.

Studiuesit vunë re gjithashtu ndryshime të dukshme në mikrobiomën e zorrëve, me rritje të disa baktereve të lidhura me efekte pozitive shëndetësore. Po ashtu, u identifikuan nëntë metabolitë kryesorë të lidhur me konsumin e kafesë, të cilët lidhen me aktivitetin bakterial dhe funksionin kognitiv. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNis seanca ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit, vetëm VV-ja në sallë
Artikulli i rradhës Udhëzimet e reja për mamografinë: Kontroll çdo 2 vjet për gratë mbi 50-vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.