Nëse jeni vëllai apo motra më e madhe dhe keni probleme me peshën, ky nuk është faji juaj.
Në fakt, kjo arsye dhe ndonjë arsye tjetër mund të ju çoj të fajësoni motrat apo vëllezërit tuaj më të vegjël, sipas një studimi.
Fitimi në peshë mund të lidhet me rendin e lindjes.
Në këtë studim të ri, hulumtuesit nga Zelanda e Re dhe Suedia shqyrtuan të dhënat mjekësore të 13,000 motrave suedeze të cilët ishin ose që kishin lindur të parët ose të dytët dhe i gjurmuan ato për 20 vjet.
Ky është studimi më i madh i këtij lloji duke përdorur gratë, dhe rezultatet janë të ngjashme me studimet e kryera mbi burrat.
Fëmijët e lindur në fillim janë përgjithësisht më të mëdhenj.
Sipas rezultateve, femrat më të mëdha kanë 29% më shumë gjasa që të jenë mbipeshë dhe 40% më shumë të ngjarë të jenë të trashë sesa motrat e tyre më të rinj. Për shkak se ky është një studim vëzhgimor, hulumtuesit thonë se nuk ka asnjë mënyrë për të provuar saktësisht pse ata arritën në këto rezultate.
CBS News raporton se disa shkencëtarë thonë se kjo mund të ketë të bëjë me nivelet e ushqyerjes në mitër ose në placentë, por mund të jetë edhe për shkak të prindërve që mundohen dhe mbivlerësojnë të parët e tyre ose vetëm tendenca të përgjithshme shoqërore për të pasur më pak fëmijë në përgjithësi./Gazeta Shneta/