Kur po afojnë festat e fund vitit, stafi mjekësorë nëpër spitale dhe qendra tjera, kanë filluar stolisjen e ambienteve ku punojnë.
Bredhi me doreza sterile po duket se është bërë ‘viral’ nëpër institucionet shëndetësore.
Kësaj radhe një i tillë është bërë në Transfuzionin e Gjakut në Ferizaj.
Sipas një postimi në rrjetet sociale, në këtë qendër gjatë këtij viti kanë dhuruar gjak 700 persona.
Ky është postimi i infermiereve në facebook.
“Kabineti i Transfuzionit Ferizaj i mirpret festat e funde vitit. Filluam me 200 dhurues gjaku ne 2012, 2017 po e mbullem me 700. Kjo konsiderohet sukses”, kanë shkruar në facebook.
Një bredh të tillë e kanë bërë edhe në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjilanit. /Gazeta Shneta/