Edhe një infermiere e Klinikës Infektive është testuar pozitive me koronavirus Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare në bazë të raportit të klinikës. “Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Shneta.