Kur shtatzanitë zgjasin për 40 javë ose më gjatë, ekziston një rritje e rrezikut të lindjes së vdekur ose vdekjes neonatale.
Met-analiza zbuloi gjithashtu se zgjatja e shtatzanisë përtej 40 javëve nuk zvogëlon rrezikun për vdekje në muajin e parë të jetës së foshnjës. Hulumtimi i botuar në PLOS Medicine, kombinoi të dhëna nga 13 studime të lindjes së vdekur dhe vdekjes neonatale që përfshin më shumë se 15 milion shtatzani.
Studiuesit zbuluan se lindjet e vdekura në mënyrë të vazhdueshme u rritën me moshën gestacionale, nga 0.11 për mijë lindje në 37 javë dhe në 3.18 në mijë në 42 javë.
Rreziku i vdekjes neonatale nuk ndrshoi ndërmjet 38 dhe 41 javëve, por në 41 javë ose më shumë rreziku relativ i vdekjes së një foshnje në muajin e parë u rrit krahasuar me 40 javë./GazetaShneta/