Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet e infeksionit Sars-CoV-2 mund të shtrihen ‘përtej gjoksit’, aludojnë studimet e fundit

Jetë 12/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit zbuluan se pacientët me Covid, të cilët kishin gjendje shëndetësore ekzistuese si hipertension dhe diabet janë në rrezik më të lartë të komplikimeve neurologjike kërcënuese për jetën të tilla si gjakderdhje në tru ose goditje në tru.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut ose diabet që kapin Covid-19 kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë komplikime potencialisht fatale të trurit, paralajmëron një studim të ri shkruan burimi Mirror.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Autori kryesor i studimit Dr. Colbey Freeman, nga Departamenti i Radiologjisë në Shtetet e Bashkuara, tha se: “Efektet e Covid-19 shtrihen përtej gjoksit”.

“Ndërsa ndërlikimet në tru janë të rralla, ato janë një pasojë gjithnjë e më e raportuar dhe potencialisht shkatërruese e infeksionit Covid-19”.

Për të mësuar më shumë rreth këtij fenomenit, Dr. Freeman dhe kolegët e tij në Universitetin e Pensilvanisë shikuan pacientët me Covid të cilët iu nënshtruan CT kokës dhe / ose MRI në sistemin e tyre shëndetësor në fillim të këtij viti.

Nga 1,357 pacientë me Covid-19 të pranuar në sistem në ato katër muaj, 81 prej tyre kishin kryer një skanim të trurit.

Arsyet më të zakonshme për skanimet e trurit ishin gjendja e ndryshuar mendore dhe problemet neurologjike si problemet e të folurit dhe shikimit.

Nga 81 pacientë me skanim të trurit, një në pesë pacientë kishin zbulime që konsideroheshin “emergjente” ose “kritike” – përfshirë goditje, gjakderdhje të trurit dhe gjegjësisht bllokim të enëve të gjakut.

Të paktën gjysma e pacientëve kishin histori para-ekzistuese të presionit të lartë të gjakut dhe / ose diabetit të tipit 2.

Dr. Freemn tha se: “Covid-19 shoqërohet me manifestime neurologjike, dhe hipertensioni dhe diabeti mellitus i tipit 2 janë të zakonshëm tek individët që zhvillojnë këto manifestime”.

“Kjo kategori mund të jetë në rrezik më të lartë për komplikime neurologjike dhe duhet të monitorohen nga afër”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCovid-19: Simptomat gastrointenstinale të manifestuara përtej diarresë dhe vjelljes
Artikulli i rradhës Temperatura nuk është më pjesë kyçe e përhapjes së koronavirusit, thonë studimet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.