Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet e pandemisë me COVID-19 shkojnë përtej virusit, thotë OBSH-ja

Lajme 09/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Efektet e pandemisë me Covid-19 në shëndetin botëror shtrihen përtej “vuajtjes së shkaktuar nga vetë virusi”, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një fjalimi para shteteve anëtare në Gjenevë.

Pandemia është duke prekur fusha të tilla si vaksinimet për fëmijë, ilaçe për sëmundje, shëndetin e refugjatëve dhe urinë botërore shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Tedros tha se ka qindra miliona fëmijë që janë në rrezik të mungesës së vaksinave rutinore për sëmundje të tilla si tuberkulozi dhe fruthi. Shumë vende gjithashtu kanë nivele të ulëta të barnave kundër HIV-it.

Refugjatët, të cilët tashmë përballen me një qasje të kufizuar në vendet strehuese, ujë dhe ushqim, tha ai, janë ndër më të prekurit e kësaj pandemie.

Ai gjithashtu tha se shumë njerëz tani janë të uritur, dhe se varfëria është bërë më e dukshme gjatë kohës së pandemisë, duke përmendur vlerësimet nga ‘World Food Programme’ se uria globale mund të rritet në më shumë se 270 milion njerëz.

Vendet po përballen me “një ekuilibër delikat midis mbrojtjes së njerëzve të tyre dhe mirëmbajtjes së shërbimeve thelbësore shëndetësore, ndërsa minimizojnë dëmet sociale dhe ekonomike dhe respektimin e të drejtave të njeriut,” tha Tedros. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë mirat që i sjell gjidhënia në trupin e nënës
Artikulli i rradhës Rihapja e shkollave në SHBA do bëhet duke ndjekur udhëzimet e CDC-së, ja cilat janë ato

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.