Momenti kur lëkura juaj takon lëkurën e foshnjes suaj, ringjallë ndjenja të pakufizuara.
Gjidhënia, është mënyra që ju lejon të ndjeni momente si këto shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Është metoda e vetme që sjell efekte pozitive në jetën tuaj dhe të foshnjes.Foshnja, përmes gjidhënies merr të gjitha lëndët ushqyese.Përfitimet nga kjo, janë të shumta.
Se çfarë benefite sjell gjidhënia për nënën, ndiqni më poshtë:
–Zvogëlon rrezikun e kancerit të vezoreve dhe të gjirit: Studimet tregojnë se gratë që lindin pas moshës 25 vjeçare janë në rrezik të kancerit të vezoreve dhe të gjirit, por nëse kanë qenë apo janë nëna gjidhënëse, atëherë rreziku ulet.
–Ndihmon në humbjen e peshës: Sigurisht, pas lindjes brengoseni sesi do t’i largoni kilogramët e tepërt.Gjidhënia sjell mrekulli edhe në këtë aspekt, duke larguar peshën e tepërt dhe zvogëlon rrezikun e hipertensionit.
–Lufton depresionin: Depresioni pas lindjes prek 10-15% të nënave të reja, por ushqyerja me gji ju ndihmon në largimin e hormoneve të tilla si Oxytocin dhe ju ndihmon në lehtësimin e stresit./GazetaShneta/