Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektiviteti i vaksinës Pfizer bie më shpejt se AstraZeneca, zbulon studimi i ri

Lajme 20/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 bie më shpejt se ai i vaksinës AstraZeneca, sipas një studimi të ri të botuar këtë të enjte.

“Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kanë efektshmëri më të madhe fillestare kundër infeksioneve të reja COVID-19, por kjo zvogëlohet më shpejt në krahasim me dy doza të Oxford/AstraZeneca,” thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Studimi i cili nuk është rishikuar nga kolegët, bazohet në rezultatet e një sondazhi nga Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare që kreu teste PCR që nga dhjetori i vitit të kaluar deri në këtë muaj në familje të zgjedhura në mënyrë rastësore.

U zbulua se “dinamika e imunitetit pas dozave të dyta ndryshonte ndjeshëm”, midis Pfizer dhe AstraZeneca, sipas Departamentit të Mjekësisë të Universiteti Nuffield.

Vaksina Pfizer kishte “efektivitet më të madh fillestar”, por pa “rënie më të shpejtë të mbrojtjes kundër ngarkesës virale dhe infeksionit simptomatik”.

“Rezultatet sugjerojnë që pas katër deri në pesë muaj efektiviteti i këtyre dy vaksinave do të ishte i ngjashëm,” shtuan shkencëtarët, ndërsa theksuan se efektet afatgjata duhet të studiohen.

Gjetjet e studimit vijnë ndërsa Izraeli po administron dozën përforcuese, pasi i dha 58 përqind të popullsisë dy doza të vaksinës Pfizer.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të ofrojnë dozën e tretë përforcuese për të rritur nivelet e antitrupave pas shqetësimeve mbi rënien e efektivitetit të vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Hulumtimi i Oksfordit gjithashtu zbuloi se mbrojtja ishte më e lartë tek ata që tashmë ishin infektuar me virusin.

Vaksina AstraZeneca është më e përdorura në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa atyre nën 40 vjeç u ofrohet Pfizer ose Moderna për shkak të shqetësimeve të koagulimit të gjakut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCOVID-19: Punonjësit e njësisë intensive më të prekurit nga shqetësime e shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Një bari i disponueshëm në treg mund të ndihmojë në luftimin e COVID-19

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.