Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një bari i disponueshëm në treg mund të ndihmojë në luftimin e COVID-19

Jetë 20/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet laboratorike tregojnë se një bari gjenerik i lirë zvogëlon infeksionin SARS-CoV-2 në qelizat njerëzore deri në 70%.

Bari i quajtur fenofibrate, rregullon nivelet e kolesterolit, por gjithashtu destabilizon proteinën në SARS-CoV-2 dhe pengon lidhjen me qelizat njerëzore, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ishte efektiv kundër të gjitha varianteve SARS-CoV-2 që shkencëtarët testuan in vitro.

Një përpjekje ndërkombëtare – duke përfshirë shkencëtarë nga Universiteti Keele dhe Universiteti i Birminghamit, të dy në Mbretërinë e Bashkuar dhe Instituti Shkencor San Raffaele në Milano – kanë gjetur se një bari që njerëzit më parë përdornin për të kontrolluar nivelet e kolesterolit mund të ishte një trajtim efektiv kundër COVID -19.

Rezultatet e studimit do të shfaqen në revistën Frontiers in Pharmacology.

Studiuesit fillimisht testuan disa barna të licencuara. Ata po kërkonin çdo gjë që prishte ndërveprimet midis proteinave virale – domethënë pjesës së virusit që lidhet me qelizat pritëse – dhe sipërfaqes së qelizave njerëzore për të parë nëse do të ishte e mundur të ripozicionohet për trajtim për COVID-19.

Autori i studimit, Dr. Alan Richardson, nga Universiteti Keele, tha për Medical News Today se:

“Ne testuam më shumë se 100 barna dhe zbuluam se acidet fibrike kishte më shumë potencial. Fillimisht, klofibrati dukej i mirë, por ka efekte negative, kështu që ne pastaj shikuam fenofibratin.”

Shkencëtarët zhvilluan fenofibratin në vitet 1980, dhe mjekët e përdorën atë gjerësisht për të kontrolluar nivelet e kolesterolit te njerëzit. Ishte më i përdorshmi deri në zbulimin e statinave, të cilat kanë përfitimin e shtuar për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në eksperimentet laboratorike, studiuesit zbuluan se fenofibrati destabilizoi proteinën gjembore gjegjësisht pengon lidhjen me proteinën e membranës ACE2, përmes së cilës virusi hyn në qeliza.

Bari duke të jetë efektiv kundër varianteve Alfa dhe Beta të SARS-CoV-2, dhe ekipi tani po hulumton rreth efektivitetit të tij kundër variantit Delta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektiviteti i vaksinës Pfizer bie më shpejt se AstraZeneca, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Efektiviteti i vaksinave COVID: Merrni dozën tuaj para infektimit me sëmundjen Sars-CoV-2

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.