Ekipa mjekësore e Shërbimit të Stomatologjië Pediatrike nga Sektori i Shëndetit Oral në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës kanë kryer vizita mjekësore në dy shoqata të fëmijëve.
Fëmijët në qendrën e Shoqatës “Handicap Kosova” dhe Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar – OPFAKKOS, janë kontrolluar nga ekipa mjekësore stomatologjike nga ekipa e personelit shëndetësor të QKMF-së.
Përveç vizitës mjekësore, mantelbardhët kanë dhënë këshilla për fëmijët dhe prindërit e tyre për rëndësinë dhe mënyrat e mbajtjes së higjienës orale dhe vizitave të rregullta tek stomatologu.
“Bashkëpunimi me këto shoqata do të vazhdojë dhe këta fëmijë do të kenë kujdesin e vazhdueshëm nga ana e Shërbimit të Stomatologjisë Pediatrike të Sektorit të Shëndetit Oral të QKMF-së”, thuhet mesë tjerash në njoftimin e QKMF-së. /Gazeta Shneta/