Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinikat e Spitalet Rajonale në mungesë të penjve kirurgjik

Lajme 10/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asnjë ndërhyrje kirurgjike nuk mund të bëhet nëse ka mungesë të penjve kirurgjik, por pavarësisht rëndësisë së tyre për trajtimin e pacientëve të cilët duhet të operohet klinikat dhe spitalet regjionale kanë mungesë të theksuar të këtyre penjve.

Për më tepër se një vit, Spitalit Regjional në Mitrovicë nuk është furnizuar me asnjë llojë të penjëve kirurgjik. Pacientët para se të hynë në sallë për operim duhet të sigurojnë penjt kirurgjik pasi që spitali ka mungesë të tyre.

Mungesën e penjve kirurgjik e konfirmon edhe vet drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.

Ajo bënë të ditur se shpesh herë kanë marrë penj kirurgjik nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa aktualisht nuk janë as të furnizuar mirëpo as nuk mund të marrin penj me huazim.

“Në Spitalin e Mitrovicës nuk ka asnjë llojë penjësh kirurgjik prej qe një vit. Më 22.04.2022 dhe 10.05.2022 jemi huazu nga QKUK dhe tash nuk kemi më penj dhe nuk kemi furnizime as huazime”, e konfirmon drejtoresha për Gazetën Shneta, ndërsa thekson se kërkesa për furnizim është bërë konformë planit vjetor por që deri më tani nuk janë furnizuar.

Gazeta ka arritur të siguroj një fotografi të listës së penjëve të cilët mungojnë në këtë spital.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta, mungesë të penjve kirurgjik ka edhe në QKUK dhe pacientët janë duke u detyruar t’i blejnë vet penjt e nevojshëm – varësisht nga ndëryrja kirurgjike.

Mungesa e theksuar e penjve është edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas zëdhënësit për media, edhe në këtë spital ka mungesë të pothuajse të gjitha llojeve të penjëve kirurgjik ndërsa nuk ka treguar se tash e sa kohë kanë mungesë të penjve.

“Planifikimi për penj kirurgjikal është bërë me kohë dhe në sasin e nevojshme për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, por furnizimet kanë qenë jo të rregullta dhe kemi mungesa pothuajse të gjitha llojeve”- thuhet në përgjigje e spitalit të Pejës.

Në Spitalin Regjional “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren furnizimi është më i qëndrueshëm në krahasim me spitalet tjera.

Sipas përgjigjes së spitalit, ka mungesë të penjëve poliglaktik (absorbues) numër 0, 1 dhe 2.

Në anën tjetër, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj nuk ka mungesë të penjëve kirurgjik. Sipas UD drejtorit të spitalit, Selajdin Sallahu, spitali qëndron mirë me furnizime sa i përketë penjëve kirurgjik.

“Me penjë kirurgjikal qëndrojmë mirë, nuk kemi mungesa”, tha Sallahu për Gazetën Shneta.

Gjatë ditës Gazeta ka adresuar pyetje në Barnatorën Qendrore në ShSKUK mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli. Gjithashtu Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Spitalin e Vushtrrisë, Gjilanit e Gjakovës por nuk janë përgjigjur.

Mos stabilizimi i furnizimeve me penjë kirurgjik në klinika e spitale rajonale është i theksuar tash e një kohë të gjatë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht thonë se furnizimi me barna dhe materiale medicinale është i qëndrueshëm. /Gazeta Shneta/

Spitali i Gjilanit në mungesë të penjve kirurgjik, pacientët detyrohen t’i blejnë

Artikulli paraprakEkipa e Shërbimit të Stomatologjisë Pediatrike ofrojnë shërbime mjekësore në dy shoqata të fëmijëve
Artikulli i rradhës Magnesium Effect 375 produkt për muskujt, energjinë dhe kapacitetin mendor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.