Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekipet mjekësore do t’i edukojnë nxënësit për shëndetin

Lajme 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas disa muajve përgatitje intensive dhe trajnimeve të stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me ndihmën e OBSH-së dhe OJQ-së PEN, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka filluar faza e parë e projektit “Për nxënës të shëndetshëm”.

Ky projekt u dedikohet nxënësve të shkollave të Prishtinës, me ç’rast çdo javë në secilën shkollën do të shkojnë staf profesional mjekësorë, që do të kenë si qëllim në vete edhe edukimin e fëmijëve për shëndetin, e jo vetëm kontrollin apo intervenimin.

Kjo nismë bëhet në mënyrë që t’i vetëdijesojmë nxënësit qysh në moshën e hershme për përgjegjësitë që kanë në raport me shëndetin ashtu, që t’i parandalojnë problemet eventuale shëndetësore në të ardhmen.

Secila Qendër e Mjekësisë Familjare do të formojë ekipe me nga dy persona, ku përfshihet një mjek familjar apo stomatolog dhe një infermiere apo asistente e stomatologjisë. Temat që do t’iu ligjërohen nxënësve nga ky staf profesional, do të përzgjedhjen varësisht moshës që kanë nxënësit.

Fillimisht, projekti po testohet në 3 shkolla, meqë së shpejti do të nisin vizitat sistematike. Tutje, do të vazhdohet në secilën shkollë të Prishtinës, me të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës falënderon stafin mjekësorë për angazhimin maksimal në këtë drejtim, duke iu dëshiruar suksese në vazhdimin e këtij projekti. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakSa janë të dobishme ushtrimet aerobe pas intervenimit në zemër?
Artikulli i rradhës Pse djersitemi?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.