Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Policia e konfirmon arrestimin e dy mjekëve në Spitalin e Gjilanit: Janë në mbajtje për 48 orë

Lajme 30/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I plotësuar: Policia e Kosovës ka dal me një njoftim ku është bërë e ditur arrestimi i dy mjekëve në Spitalin e Gjilanit.

Gazeta Shneta pak minuta më parë ka raportuar për arrestimin e një kirurgu dhe një anesteziologu në Spitalin e Gjilanit dhe këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia më pas ka stimuluar veprën penale “marrje e ryshfetit” dhe ka arritur të sigurojë dëshmi tek njëri nga të dyshuarit.

“Pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit),  hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar. Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

—————————————————————————————————————————-

Ekskluzive: Arrestohen dy mjekë në Spitalin e Gjilanit, dyshohen për marrje të ryshfetit

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy mjekë në Spitalin e Gjilanit nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Gazeta ka mësuar nga burime se të arrestuarit janë një kirurg dhe një anesteziolog, të dy mjekë kujdestar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta nga burime të sigurta ka mësuar se bëhet fjalë për dy mjekët L.M. dhe H.B.

Sipas burimeve ata dyshohet se janë arrestuar për marrje të ryshfetit në vlerë 300 Euro. Këto para dyshohet se janë marr ryshfet me arsyetimin për blerjen e rrjetave për operacion.

Gazeta ka mësuar se rasti ishte iniciuar nga familjarët e një pacienti.

Gazeta ka tentuar të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës por kanë deklaruar se për këtë çështje do të dalin me një komunikatë.

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShkaqet që mund të dërgojnë deri tek anomalitë kromozomale
Artikulli i rradhës Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Gjilanit, njëri prej tyre recidivist

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.