Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët apel “bluzave të bardha”: Informohuni me fakte rreth nikotinës dhe reduktimit të dëmit nga duhani

Lajme 14/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët e shëndetit publik u bëjnë thirrje profesionistëve të mjekësisë të njihen me faktet shkencore që qëndrojnë pas reduktimit të dëmit nga nikotina dhe duhani (tobacco harm reduction), në mënyrë që të informojnë saktësisht njerëzit që po ‘luftojnë’ për ta lënë duhanin. Shqetësimi i tyre lidhet me faktin se “bluzat e bardha” nuk janë të informuar për alternativat që ndihmojnë për të lënë duhanin.

Dr. Konstantinos Farsalinos, një kardiolog dhe ekspert i shëndetit publik dhe studiues i jashtëm në universitetet e Patrës dhe Atikës Perëndimore në Greqi, theksoi përhapjen e keqinformimit rreth THR dhe nikotinës brenda komunitetit të kujdesit shëndetësor.

“Shumë mjekë nuk i kuptojnë se efektet e dëmshme të djegies në cigare janë shkallë më të madhe se sa rreziqet e minimizuara shëndetësore të nikotinës. Ne duhet të bindim mjekët për faktet shkencore që qëndrojnë pas THR, pasi ato konsiderohen si burime të besueshme të informacionit shëndetësor nga publiku i gjerë”, tha Farsalinos.

Të njëjtën qasje kishte edhe mjeku kardio-metabolik në spitalin Sir JJ, Dr. Rohan Sequeira i cili tha se në komunitetin mjekësor, jo të gjithë janë të mirëinformuar rreth alternativave të nikotinës pa tym, si formë e lënies së duhanit.

“Disa mjekë besojnë se konsumi i duhanit tradicional është më mirë se ato me ngrohje, sepse ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ndryshimin midis djegies në cigare dhe aerosoleve në vape. Ne duhet të edukojmë mjekët dhe t’u japim atyre informacionin e duhur në lidhje me cigaret me ngrohje dhe alternativat e tjera më pak të dëmshme të nikotinës, “tha Sequeira.

Vape, produktet e duhanit me ngrohje (HTP) dhe nikotina orale konsiderohen forma të reduktimit të dëmit nga duhani. Këto produkte nuk djegin duhanin dhe nuk prodhojnë tym, të cilat lëshojnë mijëra kimikate potencialisht të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje.

Mbrojtësi filipinas i THR dhe mjeku Dr. Lorenzo Mata Jr. pajtohet me Farsalinos dhe Sequeira për nevojën për të edukuar profesionistët mjekësorë mbi THR.

“Unë u bëj thirrje avokatëve të reduktimit të dëmit nga duhani dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor në Filipine që të bashkojnë forcat për t’u ofruar mjekëve vendas faktet shkencore rreth THR dhe se si mund të ndihmojë miliona filipinas të lënë duhanin përmes alternativave më pak të dëmshme të nikotinës,” tha Mata, president i ‘Quit for Good’, një organizatë jofitimprurëse, që promovon reduktimin e dëmit të duhanit tradicional në shëndetin e njeriut.

Reduktimi i dëmit nga duhani (THR) është një strategji e shëndetit publik që synon të ofrojë alternativa më të sigurta për të reduktuar dëmin e shkaktuar nga pirja e duhanit si dhe për të ofruar alternativa efektive për njerëzit që duan të heqin dorë nga duhani.

Strategjia në fjalë, përfshin një sërë politikash, rregullash praktike që reduktojnë rreziqet shëndetësore duke ofruar forma më të sigurta të produkteve e substancave.

Reduktimi i dëmit nga duhani synon të vë në dispozicon produktet më të sigurta duke ofruar zgjedhje të reja për miliona njerëz në mbarë botën që duan të lënë duhanin, por që nuk kanë qenë në dijeni të këtyre alternativave.

“Si ekspertë të respektuar mjekësorë dhe burime të besueshme të informacionit shëndetësor, mjekët luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin,” tha Mata.

“Ata mund të ofrojnë këshilla bindëse për pacientët që të lënë duhanin, të ofrojnë këshillim, të përshkruajnë medikamente për ndërprerjen e duhanit, t’i lidhin ata me burime shtesë për të lënë duhanin dhe të ndjekin me mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar në parandalimin e rikthimit të tyre te cigaret tradicionale.” tha ai.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se keqinformimi në lidhje me cigaret me ngrohje është i përhapur dhe shumë konsumatorë dhe mjekë besojnë gabimisht se nikotina shkakton sëmundje të ndryshme të lidhura me duhanin.

“Ky dezinformim parandalon shumë duhanpirës që të kalojnë në këto forma alternative gjë që step mjekët për t’ua rekomanduar duhanpirësve duke shkaktuar efekte të dëmshme në shëndetin publik.”- tha Mata. /TiranaPost

 

Artikulli paraprakKryhen disa transplante organesh në Maqedoni, zemër, mëlçi dhe veshka
Artikulli i rradhës Depresioni ndikon në zemrat e grave më shumë se të burrave, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.