Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për mutacione të rrezikshme të virusit të shpendëve

Lajme 06/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gripi i shpendëve H5N1 po përhapet gjithnjë e më shumë në Evropë, dhe tani nuk janë vetëm shpendët që preken.

Varianti vdekjeprurës i virusit ka infektuar edhe gjitarë – në SHBA janë regjistruar raste te lopët, sidomos tek lopët qumështore, ku virusi është zbuluar edhe në qumështin e tyre. Kjo rrit frikën se mund të shfaqet në produktet ushqimore në supermarkete dhe mund të shkaktojë një pandemi të re.

Sipas Agjencisë Evropiane për Sigurinë Ushqimore (EFSA), derrat janë në rrezik të lartë. “Gripi i shpendëve është një rast i veçantë, sepse gjithnjë e më shumë po përhapet nga shpendët tek gjitarët,” tha eksperti i EFSA-së, Bernhard Url. Nëse infektimi kalon te derrat, ata mund të shërbejnë si ndërmjetës për përhapjen e virusit tek njerëzit. Popullata e madhe e derrave në Evropë mund të shndërrohet në një “laborator të rrezikshëm për mutacione virale”, transmeton albinfo.ch.

Zvicra: ende pa raste te kafshët ose njerëzit
Në Zvicër, sipas Zyrës Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare (FSVO), që nga mesi i shkurtit nuk është raportuar asnjë rast i gripit të shpendëve te kafshët. Gjithashtu, Zyra Federale për Shëndetin Publik (FOPH) konfirmon se deri më tani nuk ka pasur raste të infektimit me H5N1 tek njerëzit në Zvicër.

Zëdhënësi i FOPH, Simon Ming, thekson se rreziku për popullatën e gjerë është shumë i ulët, por infektimi nuk mund të përjashtohet plotësisht. Simptomat e infeksionit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm. Aktualisht, nuk ekziston ndonjë vaksinë për njerëzit kundër këtij virusi.

Paralajmërim për publikun: mos prekni kafshët e sëmura apo të ngordhura

Autoritetet këshillojnë që të shmanget kontakti me kafshë të sëmura ose të ngordhura. Personat që punojnë apo merren rregullisht me shpendë duhet të marrin masa mbrojtëse. Që nga fundi i marsit, urdhri i posaçëm për mbrojtjen ndaj gripit të shpendëve në Zvicër ka skaduar. Tani përgjegjësia për monitorimin bie mbi mbajtësit e kafshëve. Nëse shfaqen simptoma si vështirësi në frymëmarrje, mungesë oreksi apo rënie e prodhimit të vezëve, duhet kontaktuar menjëherë veterineri.

Artikulli paraprakBie nga lartësia e një ndërtese një person në Fushë Kosovë
Artikulli i rradhës Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Fushë Kosovë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.