Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët identifikojnë diabetin e frikshëm të tipit 5

Lajme 19/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët e diabetit kanë njohur zyrtarisht një lloj të ri vdekjeprurës të sëmundjes që prek njerëzit e rinj dhe të dobët. I njohur si diabeti i tipit 5, besohet se ai rrezikon deri në 25 milionë njerëz në mbarë botën dhe shkaktohet nga mosngrënia e mjaftueshme e ushqimit.

Diabeti shfaqet kur trupi ose nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë hormoni që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak ose nuk e përdor atë në mënyrë efikase. Raportet sugjerojnë se lloji 5 i sapozbuluar zhvillohet tek të rinjtë gjenetikisht të cenueshëm, sepse kequshqyerja më pas dëmton aftësinë e tyre për të sekretuar insulinë.

Mjekët që po hulumtojnë këtë tip të sëmundjes thonë se ai është parë kryesisht tek adoleshentët e dobët dhe të rinjtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Profesoresha Meredith Haëkins, një eksperte në endokrinologji në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork, u shpreh se tipi 5 “historikisht ka qenë jashtëzakonisht i nëndiagnostikuar dhe i kuptuar keq”.

“Njohja zyrtare e diabetit të tipit 5 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit për një problem shëndetësor që është kaq shkatërrues për kaq shumë njerëz. Mjekët nuk janë ende të sigurt se si t’i trajtojnë këta pacientë, të cilët shpesh nuk jetojnë më shumë se një vit pas diagnozës.”-tha ajo.

Diabeti gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik në rritje të çrregullimeve neurozhvillimore si autizmi dhe ADHD tek fëmijët, sipas një studimi. Akademikët theksuan se monitorimi i niveleve të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë është “imperativ”.

Meta-analiza e kryer nga studiuesit kinezë përfshinte 202 studime, edhe mbi 56 milion shtatzëni. Nga totali, 110 studime analizuan diabetin gestacional, që zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe zakonisht largohet pas lindjes  ndërsa 80 studime të tjera analizuan diabetin para shtatzënisë, kur një grua ka një diagnozë të diabetit të tipit 1 ose tip 2 përpara shtatzënisë.

Artikulli paraprakSa janë të vërteta pretendimet për “traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19”?
Artikulli i rradhës Zbulohet një objektiv i ri për trajtimin e glioblastomës, tumorit më vdekjeprurës të trurit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.