Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët: Mbi 3 miliardë njerëz në botë po preken nga ushqyerja e pashëndetshme

Jetë 09/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përafërsisht 3,7 miliardë njerëz, gati gjysma e tetë miliardë njerëzve në botë, nuk kanë qasje të sigurt në ushqim të shëndetshëm, një mjedis të pastër ose një pagë të mjaftueshme për të jetuar mirë.

Ky është alarmi i ngritur nga komisioni ”Lancet-Eat”, në një raport që zbulon gjithashtu se sistemi global i ushqimit kontribuon me 30% në emetimet e gazrave serë dhe është nxitësi kryesor i shkeljeve të kufijve planetarë, duke ndikuar në klimë, biodiversitet, konsumin e ujërave të ëmbla dhe përdorimin e tokës.

I botuar në ”Lancet”, raporti vlerëson gjithashtu se Dieta e Shëndetit Planetar (PHD), e cila thekson ushqimet natyrale me bazë bimore dhe konsumin e moderuar të produkteve shtazore si mishi dhe qumështi, shoqërohet me një rrezik 27% më të ulët të vdekjes së parakohshme.

Miratimi global i këtij modeli dietik mund të parandalojë potencialisht afërsisht 15 milionë vdekje në vit dhe të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative. Ai gjithashtu mund të ushqejë popullsinë e botës, e cila pritet të arrijë në 9,6 miliardë deri në vitin 2050.

Një numër në rritje i të rinjve po diagnostikohen me kancer kolorektal, një sëmundje që deri pak vite më parë prekte kryesisht të moshuarit.

Ekspertët paralajmërojnë se stili modern i jetesës dhe dieta jo e shëndetshme po rrisin ndjeshëm rrezikun, veçanërisht tek brezat Millennials dhe Gen Z. Sipas gastroenterologut Dr. Angad Dhillon, faktorët kryesorë që ndikojnë janë jeta sedentare, obeziteti abdominal, konsumi i duhanit, alkoolit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

Një hulumtim i ri që përfshin 10 milionë njerëz dhe shënon analizat më të gjera deri më tani, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor.

Studiuesit pohojnë se konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe bukës së prodhuar në masë mund të jetë i dëmshëm për çdo aspekt të trupit.

Artikulli paraprakStudim: Ushtrimet e shkurtra” mund të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular te të rriturit joaktivë
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm i Pejës: Mbi 3,500 analiza vetëm brenda një dite

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.