Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët në Britani: Mjekësia me substanca psikedelike premtuese, por nuk është ende gati për pacientët

Jetë 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Substancat psikedelike mund të ndihmojnë një ditë në trajtimin e sëmundjeve mendore, por provat aktuale nuk janë të mjaftueshme për t’i ofruar ato si terapi, sipas një raporti të ri nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas dekadash kufizimesh, interesimi shkencor për substancat si MDMA, ketamina, LSD dhe psilocibina – përbërësi aktiv i kërpudhave “magjike” – është rritur ndjeshëm, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Në Britani, Evropë dhe SHBA po zhvillohen disa prova klinike të avancuara për të testuar efektet e tyre në ankth, depresion, çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) dhe varësi. Zakonisht, këto trajtime shoqërohen me terapi bisedash për të përforcuar efektin.

Megjithatë, raporti thekson se provat nuk janë ende të mjaftueshme për përdorim rutinë në psikiatri.

“Jemi të kujdesshëm por optimistë,” tha profesori Oliver Howes, autor i raportit dhe kryetar i komitetit të psikofarmakologjisë, duke shtuar se potenciali është i madh, por po ashtu edhe kompleksiteti. Ai bëri thirrje për një qasje “me shkencë të matur dhe kujdes”.

Një sfidë kryesore në kërkimin mbi psikedelikët është fakti se pjesëmarrësit shpesh e kuptojnë nëse kanë marrë substancën apo një placebo, çka rrezikon të shtrembërojë rezultatet. Për më tepër, shumë gjetje janë të vështira për t’u riprodhuar.

Studiuesit kërkojnë më shumë prova mbi sigurinë, efikasitetin dhe përdorimin afatgjatë, si dhe krijimin e një databaze qendrore.

Ndërkohë, disa vende si Gjermania kanë nisur programe përdorimi të kufizuar, ndërsa Çekia pritet të legalizojë psilocibinën për trajtimin e depresionit në vitin 2026.

Ekspertët paralajmërojnë qytetarët të mos vetë-mjekohen, por të marrin pjesë vetëm në prova klinike të udhëhequra nga ekipe psikiatrike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK e blen një Gamma Kamera me vlerë 100 mijë euro nga kompania “Medica”
Artikulli i rradhës MSh shpërblen me 60 mijë euro një operator ekonomik për vlerësimin e rrezikshmërisë në punë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.