Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët: Ora biologjike ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës – ja 5 mënyra për ta mbajtur në ritëm të shëndetshëm

Jetë 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët e shëndetit të zemrës po paralajmërojnë se prishja e orës së brendshme të trupit, e njohur si ritmi cirkadian, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Ky ritëm 24-orësh ndikon në gjumë, hormone, tretje dhe temperaturën trupore  dhe çdo çrregullim i tij lidhet me rritje të rrezikut për obezitet, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe tension të lartë të gjakut, thuhet në një raport të ri të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Sipas profesoreshës Kristen Knutson nga Universiteti Northwestern, “prishjet e shpeshta të orës biologjike nuk janë vetëm bezdi si zgjimi herët apo gjumi vonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës dhe metabolizmin”.

Pesë mënyra për ta mbajtur në ekuilibër orën biologjike:

 Merrni dritë në mëngjes, shmangeni në mbrëmje.

Ekspozimi në dritë natyrale në mëngjes ndihmon trupin të zgjohet dhe përmirëson humorin, ndërsa drita e mbrëmjes (sidomos ajo nga ekranet) pengon prodhimin e melatoninës dhe prish gjumin.

Flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë.

Ndjekja e një orari të rregullt gjumi — edhe gjatë fundjavës — ndihmon trupin të ruajë ritmin natyror dhe mbron shëndetin e zemrës.

 Hani herët gjatë ditës.

Vaktet e vona prishin ritmet e mëlçisë dhe pankreasit, duke ndikuar në sheqerin në gjak dhe shtimin në peshë. Studimet tregojnë se ngrënia para orës 8 të mëngjesit përmirëson shëndetin metabolik.

Zgjidhni me kujdes kohën e ushtrimeve.

Aktiviteti fizik ndikon në gjumin dhe presionin e gjakut. Ushtrimet në mëngjes apo pasdite ndihmojnë për një ritëm më të shpejtë trupor, ndërsa ato në mbrëmje mund ta vonojnë orën e brendshme.

 Dëgjoni trupin tuaj.

Ora biologjike ndryshon nga personi në person. Pajisjet inteligjente që matin rrahjet e zemrës dhe temperaturën e lëkurës mund të ndihmojnë për ta kuptuar më mirë ritmin tuaj trupor./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak“Mashtrim dhe shmangie nga tatimi” – Prokuroria sekuestron pasuritë e International Medicare dhe Sante Plus Group
Artikulli i rradhës Dieta Mesdhetare ul ndjeshëm simptomat e sindromës së zorrës së irrituar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.