Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i rregullt i kafeinës ndikon në shëndetin e fetusit

Jetë 09/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i rregullt i kafeinës mund të rrisë rreziqe gjatë shtatzënisë, duke përfshirë abortin e hershëm dhe ndryshimet në zhvillimin e fetusit.

Megjithëse, këshillat nga profesionistët shëndetësor rekomandojnë që konsumimi i moderuar i kafeinës gjatë shtatzënisë është i sigurt shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Mirëpo, autorët e studimit të botuar në BMJ Evidence-based Medicine kanë deklaruar të kundërtën.

Jack James, PhD, profesor i psikologjisë në Universitetin Reykjavik në Islandë, shqyrtoi 48 studime të përqëndruara në ndikimin e kafeinës gjatë shtatzënisë në dy dekadat e fundit.

Ai zbuloi se 32 prej tyre sugjeruan rrezik të lartë në këto tre kategori, si:

-Abort spontan;

-Peshë e ulët e foshnjës;

-Leukemi akute te foshnja

Për të kuptuar dëmet e mundshme të kafeinës në fetus, James tregon se është e rëndësishme të shikojmë mekanizmat kryesor të veprimit që vijnë me rastin e konsumimit të kafeinës.

Pavarësisht konsumimit, kafeina kalon lehtësisht placentën duke e ekspozuar fetusin ndaj tij.

Ky fakt është vërtetuar nga një studim në European Journal of Nutrition, i cili analizoi mostrat e flokëve të të sapolindurve dhe gjeti gjurmë të kafeinës në përputhje me sasinë e konsumuar nga nëna gjatë shtatzënisë.

Kjo vërtetoi se sa më e lartë të jetë shkalla e konsumimit të kafeinës, sidomos gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, aq më e lartë është sasia në mostrat e flokëve tek të porsalindurit./GazetaShneta/

 

 

Artikulli paraprakRreth 50 përqind e adoleshentëve janë të vaksinuar kundër Covid-19 në ShBA
Artikulli i rradhës Onkologu kandidat për kryetar të komunës së Podujevës, kolegët e QKUK-së i urojnë suksese

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.