Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri, gjatë një interviste sot për Gazetën Shneta, e ka paralajmëruar kryeqytetin për rrezikun që i kanoset nga rritja e numrit të personave të infektuar.
Beqiri gjatë intervistës ka shpjeguar projeksionin e tij ku ka thënë se në 2 javët e ardhshme në bazë të të dhënave të deritanishme, në Kosovë versioni më i keq mund të shkoj deri në 6 mijë të infektuar ose në versionin më të mirë vetëm disa qindra, shkruan Gazeta Shneta.
Se si mund të realizohet një skenar i keq, Beqiri e ka marr shembull qytetin e Ferizajt ku dje janë konfirmuar 18 raste të reja e që më parë ishin vetëm dy. Kësisoj ai ka paralajmëruar se rreziku i njëjt mund t’i kanoset edhe Prishtinës.
E për ironi 20 raste të reja me koronavirus u konfirmuan pak minuta më parë nga Ministria e Shëndetësië, e cila njoftoi poashtu se kryeqyteti u fut në karantinë.
Ndiqeni pjesën e intervistës ku Beqiri ka folur për Prishtinën. /Gazeta Shneta/