Të rriturit e të moshuarit si dhe personat me kushte të tjera shëndetësore janë më të rrezikuar nga komplikime të rënda COVID-19.
Poashtu, u raportua se në Francë, 50 përqind e pacientëve COVID-19 në kujdes intensiv janë nën moshën 60 vjece shkruan Healthline.
Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, midis pothuajse 2.500 pacientëve me COVID-19 me moshë të njohur, 29 % ishin të moshës 20 deri në 44 vjeçe, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH-së), shumica e njerëzve me COVID-19 zhvillojnë sëmundje të butë ose të pakomplikuar përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, rreth 14 % zhvillojnë sëmundje të rënda dhe duhet të shtrohen në spital, dhe 5 përqind përfundojnë në kujdesin intensiv.
CDC, rekomandon që të gjithë njerëzit të marrin maska për fytyrën prej pëlhure në vende publike ku është e vështirë të ruash një distancë prej 6m nga të tjerët.
Kjo do të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit nga njerëzit pa simptoma ose nga njerëzit që nuk e dinë se kanë kontraktuar virusin. /Gazeta Shneta/