Dy ditë më parë moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë.
Megjithëse e kishte mbajtur të fshehur gjininë e fëmijës, por ditën e djeshme u mësua se vogëlushi që erdhi në jetë ishte djalë dhe Elita së bashku me Gjikon e pagëzuan me një emër shumë të veçantë, Zëri.
Edhe sot Elita na tregoi me anë të një video se si Gjiko kujdeset për djalin e tij dhe nuk ndahet për asnjë moment, ndërkohë që moderatorja qëndron e shtrirë në dhomën e spitalit ai ka marrë djalin në krah dhe po kujdeset për të.
“Çunat e mi”- ka shkruar Elita duke na dhuruar një pamje mjaft emocinuese për të por edhe për fansat e saj.