Moderatorja e njohur Elita Rudi ka publikuar një fotografi ku shihet duke ushqyer djalin të saj me gji në hapësirë publike.
Me këtë fotografi Rudi ka dashur të promovojë gjidhënien si e drejtë themelore për foshnjat, ndërsa ka dhënë edhe mesazh të fuqishëm për nënat tjera.
“Nëse gjidhënia ime ju ofendon, mos ngurroni të vendosni një batanije mbi kokën tuaj. Është e drejta e fëmijës tim për tu ushqyer!!”, ka shkruar Elita.
Për ndryshe, Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. /Gazeta Shneta/