Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka kërkuar që prodhuesit e barnave të ofrojnë më shumë informacione në lidhje me semaglutidit, substancën aktive që gjendet në medikamentet e diabetit dhe ato për humbje peshe si Ozempic dhe Wegovy – dhe lidhshmërisë me kancerin e tiroides.
Muajin e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – agjenci e Bashkimit Evropian (BE) përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e medikamenteve farmaceutike – ngriti shqetësime për një rrezik të mundshëm të kancerit të tiroides tek njerëzit që përdorin peptide-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1), agonistët e receptorëve, duke përfshirë semaglutide.
Semaglutidi është përbërësi aktiv në barnat e njohura për diabetin dhe humbjen e peshës si Ozempic dhe Wegovy, shkruan Health News përcjell Gazeta Shenta.
Në një dokument të botuar më 8 maj 2023, Komiteti i Vlerësimit rreth Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) i EMA-s deklaron se prodhuesit e semaglutidit, duke përfshirë Novo Nordisk, AstraZeneca, Eli Lilly dhe të tjerë, duhet të japin informacion shtesë mbi barin deri më 26 korrik 2023.
Studimi që nxit sinjalin e sigurisë së EMA-së u botua në “Diabetes Care” në muajin shkurt.
Sipas këtij burimi, studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorin agonistët e receptorit GLP-1 për një deri në tre vjet mund të kenë një rrezik në rritje të të gjitha llojeve të kancerit të tiroides.
Për më tepër, hulumtimet e mëparshme të vitit 2022 gjetën një lidhje midis agonistëve të receptorit GLP-1 dhe kancerit të tiroides dhe neoplazmave malinje të pankreasit.
Mirëpo, këto dhe studime të tjera nuk kanë dhënë prova përfundimtare nëse agonistët e receptorit GLP-1 si semaglutide paraqesin rrezik për kancerin e tiroides.
Megjithatë, informacioni i përshkrimit të përfshirë me Ozempic dhe Wegovy këshillon konsumatorët për efektet e mundshme negative të këtyre barnave. Për shembull, të dy barnat paralajmërojnë se semaglutidi shkakton tumore të qelizave C të tiroides te brejtësit, por nuk dihet nëse shkakton këtë lloj tumori tek njerëzit.
Masat e tjera paraprake të listuara përfshijnë paralajmërimet se pankreatiti, sëmundja e fshikëzës së tëmthit dhe dëmtimet e veshkave kanë ndodhur te njerëzit që përdorin semaglutide. /Gazeta Shneta/


