Një studim i ri ka hetuar se si sukraloza, një ëmbëlsues pa kalori, ndikon në sinjalet e trurit që lidhen me urinë.
Gjetjet sugjerojnë se sukraloza mund të ndikojë në tru në një mënyrë që nxit mbingrënien, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Të paktën një në pesë të rritur (20%) në Shtetet e Bashkuara ka obezitet. Meqenëse shumë ushqime dhe pije reklamohen për njerëzit që përpiqen të humbasin peshë, shkencëtarët po vlerësojnë sa efektive janë drejt ngopjes së oreksit.
Disa nga ëmbëlsuesit pa kalori të përdorur shpesh janë sukraloza, aspartami dhe sakarina. Edhe pse përdoren për të reduktuar kaloritë, ato mund të kenë efekte të mundshme shëndetësore.
Studiues nga Instituti i Kërkimeve për Diabetin dhe Obezitetin në Universitetin e Kalifornisë Jugore realizuan një studim duke përdorur skanime me rezonancë magnetike (MRI) për të matur qarkullimin e gjakut në hipotalamus, pas konsumit të sukralozës, saharozës ose ujit.
Rritja e qarkullimit të gjakut në hipotalamus tregon një shtim të sinjaleve të urisë në tru.
Gjetjet e studimit tregojnë se sukraloza mund të shkaktojë sinjale të forta urie, që mund të çojnë në rritje të oreksit dhe mbingrënie, në krahasim me saharozën dhe ujin.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Nature Metabolism”. /Gazeta Shneta/


