Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Emergjenca e QKUK-së në kolaps, mjekët nuk kanë as dorëza (Video)

Lajme 25/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Emergjente në QKUK është afër kolapsit. Mjekët qëndrojnë aty, por nuk mund t`u ofrojnë ndihmë për pacientët. Pos stafit mjekësor, pothuajse gjithçka mungon në këtë qendër, më të madhen në Kosovë.

Pacientët presin me orë të tëra një trajtim i cili vonohet se nuk ka rëntgen, pajisje të tjera e as medikamente.

Stafi mjekësor i Emergjencës shprehet i shqetësuar, Drejtoria kërkon ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, kurse kjo e fundit hesht!.

Klinika Emergjente në QKUK ndodhet në gjendje alarmante për shkak të mungesës thuajse totale të barnave dhe pajisjeve të tjera përcjellëse.

Këtu mungojnë medikamentet, rëntgeni, gypat e aspiratorëve e shumë pajisje të tjera.

Si pasojë pacientët tregojnë se me orë të tëra janë duke qëndruar me dhimbje dhe pa marrë tretman mjekësor në mungesë të terapisë.

Amedin Veseli i cili ka pësuar në një aksident ka pritur për orë të tëra në emergjencë për të marrë një tretman mjekësorë. E raste të tilla në pritje për një kontroll ishin të shumta.

Të shqetësuar nga kjo gjendje shprehet edhe stafi mjekësor i Emergjencës. Në mungesë të pajisjeve dhe terapisë, ata nuk kanë pasur mundësi t`u japin as ndihmën e parë.

Avdush Bajgora doktor në Emergjencë, tha se nuk punon rengeni. “Nuk kemi gypa të respiratorëve, nuk kemi kanilla, nuk kemi dorëza për një përdorim, nuk kemi maska, nuk kemi kese urinare, pacientët gjithë kohën ankohen ne nuk kemi mundësi me aj dhanë as ndihmën e parë”, tha ai.

Ndërsa Zyra për Informim në QKUK, përmes telefonit kanë njoftuar se përgjegjës për furnizimin me barna është Ministria e Shëndetësisë të cilëve thonë që përmes Barnatores qendrore ju kanë proceduar të gjitha ankesat e të gjitha klinikave. RTK ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me mos furnizimin  me barna të klinikave të QKUK-së, por ata nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Artikulli paraprakMSH-ja jep për herë të tretë tenderin 10 milionësh për ndërtimin e spitalit në Ferizaj (Dokument)
Artikulli i rradhës Kur është me rrezik futja e bebes në pishinë apo det

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.