Për herë të parë, Klinika e Emergjencës është pajisur me një Laparoskop të avancuar me pamje 4K për kirurgji minimale invazive.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se pas modernizimit të sallës operative në Klinikën Emergjente, tashmë aty janë instaluar pajisjet e reja që mundësojnë ndërhyrje minimal invazive.
“Me këto pajisje, operimet që më parë realizoheshin me prerje të mëdha, tani kryhen me ndërhyrje milimetrike, me më pak dhimbje dhe me rikuperim shumë më të shpejtë për pacientët”, ka shkruar Vitia në rrjetin social Facebook./Gazeta Shneta/



