Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të mbingarkohet nga pacientë të shumtë që kërkojnë ndihmë.
Qytetarë të shumtë, pacientë e familjarë janë parë mbrëmë në hapësirat e Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.
Emergjenca e QKUK-së është qendër referente për gjithë sistemin shëndetësor në Kosovë. Aty kërkojnë ndihmë pacientë nga rajoni i Prishtinës por edhe nga spitalet rajonale dhe mjekësia familjare në komunat tjera.
Shpesh herë ndodhë që pacientët referohen nga këto institucione pa indikacione të mjaftueshme për në Emergjencën e QKUK-së.
Ndryshe në Emergjencë trajtohen mesatarsisht mbi 200 raste në ditë, një pjesë të cilëve hospitalizohen në klinikat tjera për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/