Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajmet e fundit nga tragjedia e ndodhur në Cetinë të Malit të Zi

Lajme 12/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Cetinë të Malit të Zi, në afërsi të objektit të Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë kanë mbetur të lënduar.

Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë, kanë konfirmuar se në mesin e të lënduarve është edhe një pjesëtar i policisë.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.

22:01 – Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar

Prokurorja në Mal të Zi, Andrijana Nastiq, ka deklaruar se në mesin e të vrarëve në tragjedinë e some në Cetinë janë edhe dy fëmijë, dhe se sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia, siç është raportuar më parë.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi 34-vjeçari i quajtur Vuk Borilloviq ka qëlluar kalimtarët në rrugë.

2 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e KCCG tha për TVCG se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

21:33 – Gjukanoviq: Një tragjedi e pa mbajtur mend që prek gjithë Malin e Zi

“Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas ngjarjes së sotme që ndodhi në Cetinë ku mbetën të vdekur 11 persona nga një 34-vjeçar që gjuajti me armë.

Me anë të një postimi në Tëitter, Gjukanoviq shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Tëitter.

Kreu i shtetit malazez i bëri thirrje qeverisë që të shpallë Ditë Zie në vend.

19:46 – Shkon në 11 numri i të vdekurve në Cetinë të Malit të Zi (VIDEO)

Në Cetinë të Malit të Zi, në afërsi të objektit të Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë, raporton RTCG, transmeton Klankosova.tv.

Katër të plagosurit janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve. Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar.

19:38 – Abazoviq për ngjarjen në Cetinë: S’mbahet mend një tragjedi e tillë

Pas ngjarjes tragjike që rezultoi më vdekjen e 11 personave në Cetinë, ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai ka thënë se vendi që ai e drejton nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikur kjo në Cetinë, njofton Klan Kosova.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, është shprehur ai në Telegram.

19:37 – Tragjedia në Cetinë, qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie

Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga sulmi me armë në Cetinë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në kanalin e tij Telegram, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, ka shkruar Abazoviq.

18:17 – Tragjedi në Mal të Zi: Vrau gjithë familjen dhe pastaj doli në rrugë duke vrarë kalimtarët

Sot në Cetinje të Malit të Zi raportohet se 34-vjeçari Vuçko Boriloviq vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një dhe disa prej tyre u plagosën.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, kurir.rs shkruan se më shumë se 10 persona humbën jetën në këtë masakër, mes tyre edhe fëmijë.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëqytetarëve të tij prapa ndërtesës së qeverisë.

Besohet se shkaku ka të ngjarë se ndodhi pas një konflikti familjar.

Policia e atjeshme ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Artikulli paraprakRëndësia e trajtimit të hipertensionit kronik gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Emergjenca në QKUK e mbingarkuar mbrëmë me pacientë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.