Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Emergjenca në QKUK në gjendje të mjerueshme, mungojnë gjërat higjienike e mjetet më bazike për punë

Lajme 01/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po përballet me mungesa dhe gjëra bazike duke krijuar një kaos të madh ndërmjet shërbimeve mjekësore dhe punës së stafit shëndetësor.

“Atëherë kur shtrihesh si pacient, e kupton se në çfarë mjerimi jemi”, kështu nis rrëfimi i njërit nga pacientët që mori së fundmi trajtim mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan burimi i Gazetës Sinjali.

Gjendja e mjerueshme në këtë klinikë, mungesa e gjërave bazike e kaosi që është krijuar po e shqetëson në masë të madhe edhe stafin shëndetësor.

Për kushtet me të cilat po përballën pacientët në njërën anë, e mjekët në anën tjetër, siç duket nuk është në dijeni Komiteti për Shëndetësi që po e udhëheqë kryeministri Albin Kurti.

Vetëm sot, në adresë të redaksisë kanë shkruar disa pacientë, të cilët kanë rrëfyer gjendjen e keqe në Emergjencë. Njëri prej tyre tregon se si po rrezikohen nga infeksionet, nuk ka kurrfarë rendi e disipline.

I shqetësuar, ky qytetar tha për Sinjalin se “duart s’po kemi me çka me i la bre, edhe atë që janë shëndosh po rrezikohen me u sëmu”.

Por me këtë gjendje të vështirë po përballet edhe personeli mjekësor. Në kushte anonimiteti, një punëtorët shëndetësor i tha Sinjalit se as shërbimet nuk po janë në gjendje t’i ofrojnë siç duhet, për shkak të mungesës së gjërave bazike.

Tutje, ai tha se mungojnë edhe penjët adekuat për ndërhyrje kirurgjike, situatë kjo që po rëndohet, e shpresojnë që do të merren veprimet e nevojshme.

Kujtojmë se në vazhdimësi ka pasur raportime për gjendjen e keqe në QKUK, teksa në anën tjetër në vazhdimësi po ka ikje të stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë.

Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – vend me 1.7 milion banorë – në periudhën 2018-2021.

Se sa do të zhvillohet sektori i shëndetësisë dhe a do të zgjidhen këto probleme pritet të shihen rezultatet e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, në krye me Kurtin. /GazetaSinjali

Artikulli paraprak8 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Spitali Rajonal në Gjilan përfiton donacion 5 milionë euro për renovimin e objekteve nga LuxDev

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.