Kjo festë e baballarëve e gjeti bashkëshortin e Emina Cunmulaj baba për herë të dytë të një vogëlushje që e quajtën Mia. E në fakt me tre femra në shtëpi, biznesmenit i takon ta festojë siç i ka hije.
Edhe vajzat në fakt nuk ia bënë me hile. Ato i kanë shtruar një mëngjes të bollshëm dhe po e shijojnë në maksimum me njëri-tjetrin.
Ndërsa Mias e cila e feston për herë të parë këtë festë, mami i ka veshur edhe një bluzë të personalizuar ku uron babin. E ç’mund të dëshirojë me shumë ai? /Kids’Time